Biskota me Xhenxhefil – Aromë dhe Shije Perfekte

Biskotat shkojnë me çdo gje, qumësht, çaj, kafe, lëng frutash e çdo gjë tjetër që mund t’ju vijë ndër mend.

Të shijshme në mëngjes, pasdite apo mbrëmje e të dashura për të gjithë familjen

Për këtë arsye, në mënyrë që të pasuroni me ëmbëlsi  çastet e ditës tuaj AgroWeb.org ju këshillon që të provoni biskotat me xhinxher.

Përvëçse të shijshme, ato kanë edhe një prekje edhe më të veçantë të pikantes që xhinxheri ofron.

Provojini për më shumë shije dhe aromë në të gjithë shtëpinë.

Përbërësit për 18 biskota

  • 50 gr sheqer kaf
  • 50 gr xhinxher i freskët
  • 125 gr gjalpë
  • 65 gr sheqer
  • 1 e verdhë veze
  • 360 gr miell
  • Lëkurë limoni e grirë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të filloni me pastrimin dhe qërimin e xhinxherit të freskët.

Më pas priteni atë në copëza të vogla dhe hidheni në një mikser bashkë me sheqerin kaq dhe vetëm 50 gr miell.

Përziejini të gjithë këta përbërës me shpejtësi derisa të formohet një masë e shkrifët e njëtrajtëshme dhe hidheni të gjithën në një enë të thellë.

Shtoni tek ena gjalpin e prerë në kubikë e në temperaturë ambienti, bashkë pak lëkurën të grirë  limoni dhe sheqerin.

Përzieni çdo gjë me anë të një luge ose sptule derisa të formoni një masë homogjene në formën e brumit.

Më pas hidhni aty të verdhën e vezës, dhe miellin  e mbetur për ta punuar më pas të gjithë masën me duar.

Formoni miellin e zakonshëm, të mbledhur e pa kokrriza.

Vendoseni në një tavolinë pune të spërkatur me pak miell dhe jepini formë rrethore me duar.

Mbështilleni me një qese kuzhine, futeni në frigorifer për 1 orë e më pas vendoseni sërish në tavlinën e punës për ta hapur me një petës.

Hapni një petë mestare me 2-3 cm trashësi dhe jepini forma rrethore biskotave tuaja ose sipas dëshirës tuaj.

Vendosini sërish në frigorifer për 10-15 minuta në mënyrë që të ruajnë formën gjatë pjekjes e më pas vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekje dhe futini në furrë.

Lërini ato të piqen në furrë të papangrohur për 25-30 minuta në temperaturën 180 gradë.

Kur të kenë marrë gnjyrë të artë janë gati për tu shijuar./AgroWeb.org

SHARE