VALA E MOTIT TË KEQ PËRFSHIN VERIUN E ITALISË

Vorbulla ciklonike Boris që shkaktoi përmbytje të fuqishme në Europën Qendrore tanimë është zhvendosur drejt Italisë.

Vala e motit të keq është përhapur në një pjesë të madhe të vendit me rreshje shiu dhe erë me intesitet të lartë. Për këtë arsye, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka publikuar një paralajmërim të ri për kushtet të këqija ku autoritetet kanë shpallur alarmin portokalli në disa zona të Emilia-Romagna dhe të verdhë në 11 rajone të tjera.

Rajoni Emilia-Romagna po monitoron vazhdimisht situatën e lumenjve për shkak të reshjeve të dendura. Një zjarrfikës humbi jetën gjatë natës, ndërsa ndërhyri për të ndihmuar shoferët e bllokuar përgjatë në zonën e Foggia. Shërbimi i Mbrojtjes Civile është vendosur në gatishmëri pasi sipas meterologëve kushtet e motit pritet të përkeqësohen.

Për shkak të reshjeve të dendura situata e lumenjve Lamone dhe Montone në zonën e Ravenës është kritike dhe 800 persona janë zhvendosur dhe janë strehuar në qendra të ndryshme pritëse të vëna në dispozicion. I njëjti urdhër vlen edhe për bashkitë Russi, Bagnacavallo dhe Forlì. Autoritetet gjithashtu kanë kërkuar të shmangin sa më shumë udhëtimet e panevojshme, t’i kushtojnë vëmendje maksimale niveleve të lumenjve, të qëndrojnë larg tyre.

Gjithashtu edhe Niveli i përroit Savena, në Bolonja, ka arritur pikën kritike, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje njerëzve të evakuohen. Në shumë qytete në veri të Italisë janë mbyllur shkollat, bizneset ndërsa tranporti hekurudhor në disa zona është ndërprerë.

Moti i keq gjithashtu ka shkaktuar probleme në Spanjë. Rreth pesëmbëdhjetë makina pas daljes së një përroi nga shtrati në komunën e Alcalá del Júcar, në provincën lindore të Albacete.

SHARE