PUSHTETI I RI I KRYEQYTETIT DO TË VENDOSË PËR TRANSPORTIN FALAS PËR NXËNËSIT

Ende nuk dihet nëse transporti publik do të jetë falas për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Podgoricës këtë vit shkollor.

Arsyeja për këtë është se janë në pritje të formimit të shumicës së re parlamentare në Kryeqytet.

“Vendimin për këtë do ta marrë shumica e re parlamentare sepse e vjetra ka marrë vendimin ekzistues”, kanë thënë për CdM nga kompania Rrugët.

Në fillim të muajit gusht u bë e ditur se Kryeqyteti do të sigurojë transport falas për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga territori i Podgoricës gjatë këtij viti shkollor.

Por për këtë duhet një vendim i ri, sepse Kuvendit të Kryeqytetit i është shkurtuar mandati.  

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podgoricë janë caktuar më 29 shtator.

SHARE