CAMAJ: FORCA JONË QËNDRON NË BASHKËPUNIMIN DHE SOLIDARITETIN E PËRBASHKËT

Në Kuvendin e Malit të Zi është mbajtur sot Forumi i Dytë Ndërparlamentar i delegacioneve të Evropës Juglindore në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, me temën “Bashkëpunimi rajonal për një sektor të avancuar të turizmit”.

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, tha se diskutimet e sotme paraqesin një mundësi për pjesëmarrësit që të shkëmbejnë përvoja dhe të identifikojnë së bashku sfidat dhe mundësitë, të cilat mund të kontribuojnë në krijimin e politikave më të mira dhe krijimin e një kornizë e favorshme për investime dhe inovacione.

“Forca jonë qëndron në bashkëpunimin dhe solidaritetin tonë të përbashkët. Në një kohë kur bota po përballet me sfida globale, nga krizat mjedisore te ndryshimet në marrëdhëniet ndërkombëtare, rajoni ynë mund të jetë shembull sesi mund të arrijmë ndryshime të qëndrueshme dhe pozitive përmes punës së përbashkët dhe solidaritetit. Së bashku ne mund të ndërtojmë ura mirëkuptimi dhe bashkëpunimi, jo vetëm midis vendeve tona, por edhe me komunitetin më të gjerë evropian. Sot jemi mbledhur në frymën e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë, duke njohur sfidat dhe mundësitë e përbashkëta që na presin”, tha Camaj.

Kryetarja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Pia Kaum, e cila iu drejtua të pranishmëve përmes video-lidhje, tha se fakti që pranohet se bashkëpunimi ekziston jo vetëm në fushat ku arrihen marrëveshje, por edhe në çështjet sfiduese ku ka dallime të dukshme, është një tregues se Evropa Juglindore po përparon.

“Qëllimi i Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Duke bashkëpunuar ngushtë me delegacionet e vendeve anëtare të BE-së, si Greqia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Sllovenia, Kroacia dhe Italia, ju po forconi rrugën e rajonit drejt këtij qëllimi”, tha Kaum. Ajo vlerësoi se stabiliteti në aspektin politik, ekonomik dhe të sigurisë është i një rëndësie thelbësore për përparimin e rajonit dhe se politikanët kanë një përgjegjësi të madhe në këtë fushë.

Shefja e Delegacionit të Parlamentit të Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Jellena Nedoviq, theksoi se turizmi është një sferë që lidhet kulturalisht, ekonomikisht dhe gjeografikisht.

“Nëpërmjet bashkëpunimit të përbashkët, ne mund të çlirojmë potencialin e plotë të kësaj dege ekonomike, në dobi jo vetëm të vendeve tona individuale, por edhe të të gjithë rajonit. Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të forcuar partneritetin tonë dhe për të punuar drejt një të ardhmeje më të ndritshme dhe të ardhshme të turizmin në Evropën Juglindore”, tha Nedoviq.

Duke vlerësuar se potenciali i rajonit është i jashtëzakonshëm, Përfaqësuesi Special i PS e OSBE-së për Evropën Juglindore Kyriakos Hagjiani tha se është e rëndësishme të kuptohet se kapitali i pasur njerëzor, burimet natyrore, avantazhet gjeografike dhe mundësitë ekonomike, si potenciale dhe burime, kërkojnë bashkëpunim, kreativitet dhe vendosmëri, në mënyrë që të përdoret siç duhet.

“Ne si deputetë mbajmë një përgjegjësi të madhe ndaj popullit tonë. Duke vazhduar të forcojmë dialogun dhe bashkëpunimin tonë ndërparlamentar, ne mund t’i përgjigjemi kësaj përgjegjësie dhe të krijojmë një të ardhme më paqësore, të avancuar dhe të bashkuar për rajonin tonë”, tha Hagjiani. Qëllimi i Forumit është të promovojë bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbimin e ideve për përmirësimin e sektorit të turizmit, me theks të veçantë në qëndrueshmërinë, inovacionin dhe rritjen ekonomike.

SHARE