Nën kujdesin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, foli në dialogun e lidershipit “Forcimi i politikave dhe institucioneve të integruara publike për arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm” në kuadër të forumit politik të nivelit të lartë – Samiti i SDG në Nju Jork.
Ai tha se ishte i nderuar të marrë pjesë në këtë dialog të rëndësishëm, ku liderë nga e gjithë bota mblidhen për të diskutuar dhe hartuar një strategji mbi temën e forcimit të politikave dhe institucioneve të integruara publike për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Ai shtoi se Mali i Zi ndër vite krijoi kornizën e tij strategjike përmes disa dokumenteve të rëndësishme që i dhanë formë të gjitha aktiviteteve në këtë fushë.
Ai theksoi veçanërisht rëndësinë e përqendrimit të vëmendjes në potencialin e pabesueshëm për bashkëpunim dhe mbështetje që ekziston brenda shoqërisë civile, komunitetit akademik dhe shkencor.
Ai konstatoi se duhet mbajtur gjithmonë parasysh se arritja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm kërkon një qasje gjithëpërfshirëse që merr parasysh rrethanat unike, avantazhet, por edhe sfidat në shoqëri dhe se është detyra jonë t’u përgjigjemi atyre.