JOKIQ: KOTORRI NUK DO TË HUMBASË STATUSIN E TIJ NË LISTËN E UNESCO-s

Kotorri nuk e ka dhe nuk do ta humbasë statusin në listën e UNESCO-s, tha kryetari i asaj komune, Vladimir Jokiq, dhe shtoi se ky status nuk është i kërcënuar.

Jokiq tha këtë në lidhje me pretendimet e drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Millan Gazdiq, se Kotorri do të humbasë statusin e zonës natyrore dhe kulturore-historike në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Jokiq tha se pohon me përgjegjësi të plotë se nuk ka rrezik për statusin e Kotorrit në listën e trashëgimisë botërore, pas procesit që kanë bërë nga viti 2017 deri në vitin 2020, rezultat i të cilit është një dokument planor dhe sistem mbrojtës i harmonizuar me UNESCO-n.

“Shfrytëzoj rastin që edhe një herë të shpreh mirënjohjen time të pamasë në emër të qytetit të Kotorrit dhe në emrin tim për të gjithë ata që gjatë asaj periudhe e përbënin ekipin që çoi në këto rezultate”, tha Jokiq. Ai ka theksuar se Plani Hapësinor Urban i Komunës së Kotorrit është miratuar me pëlqimin e UNESCO-s, si dhe se janë realizuar dhe zbatuar të gjitha rekomandimet e misionit reaktiv të UNESCO-s.

SHARE