Si përgatitet ëmbëlsira nga orizi

Ëmbëlsirën nga orizi mund ta gatuani shumë thjesht në kuzhinën tuaj dhe t’ua shërbeni si desert të shijshëm familjarëve tuaj. Kënaq që nga kafshata e parë

Mund ta shërbeni bashkë me kupa akulloreje, me ndonjë shtojcë apo thjesht qitni sheqer pluhur, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

• 300 g oriz,
• 100 g sheqer,
• 2 qese sheqer vaniljeje,
• pak kanellë,
• një lëvore limoni,
• 5 vezë,
• 300–500 ml qumësht.

Përgatitja:

1. Orizin lajeni mirë, qiteni në ujë dhe zieni në zjarr mesatar. Kur uji të vlojë qitni 300 – 500 ml qumësht, shtoni sheqerin vanilje, lëvoren e limonit dhe zieni orizin derisa të mbetet pa lëng.

2. Tundni vezët me sheqer dhe kur orizi të zihet dhe të ftohet pak, përzieni me vezët dhe qitni në një tepsi të lyer në të cilën keni qitur pak miell.

3. Piqeni në 200 gradë celsius rreth 30 minuta derisa të skuqet mirë. Priteni në katrorë kur të ftohet.

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.

SHARE