MANDIQ: ARRIHET MARRËVESHJA, LEKIQ TË PROPOZOHET MANDATAR

Lideri i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq, pas mbledhjes së mazhorancës në gusht të vitit 2020, tha se është arritur marrëveshje që Miodrag Lekiq të propozohet për mandatar. Mandiq pas takimit njoftoi se partitë e shumicës së vjetër parlamentare ranë dakord për formimin e një qeverie të re. “Të 41 deputetët kanë vetëm një kandidat për mandatar, ai është Miodrag Lekiq, të gjithë i dhamë mbështetjen tonë sot dhe të gjithë u pajtuam që ta informojmë Presidentin e Malit të Zi, prandaj po e shfrytëzojmë këtë mundësi për t’i dhënë mandatin Lekiqit. Nëse ka ndonjë keqkuptim dhe nëse dikush vlerëson se sot është dita e fundit, presim që deri në mesnatë të njoftohemi se mandatari i ri është Lekiq“, tha Mandiq. Ai tha se qeveria e ardhshme do të formohet sipas parimit të barazisë. „Gjysma do të përbëhet nga kolegë të LQ URA, CIVIS, PSP dhe eventualisht përfaqësues të pakicave. Gjysma tjetër do të jetë nga partitë politike që kanë 32 deputetë në Kuvend. Pra në njërën anë do të përfaqësohen ata që kanë nëntë mandatet dhe në gjysmën tjetër do të jenë ata që kanë 32 mandate. Kryeministri Miodrag Lekiq do ta ketë votën e artë në këtë ndarje”, tha Mandiq. Pasi mazhoranca e gushtit të vitit 2020 ra dakord për të emëruar liderin e Demos, Miodrag Lekiq për mandatar, ai u tha gazetarëve në Kuvend se, nëse bëhet kryeministër, ai tha se qeveria të funksionojë mbi parimet e konsensusit, marrëveshjes dhe besimit. Të rikujtojmë se sot është afati deri në të cilin presidenti Millo Gjukanoviq duhet të propozojë mandatarin për përbërjen e qeverisë.

SHARE