ÇMIMET E NAFTËS RRITEN PËR SHKAK TË DOLLARIT TË DOBËT

Çmimet e naftës u rritën pasi Dollari ra ndjeshëm duke rritur kështu shqetësimet për furnizimin me naftë përpara se Bashkimi Europian të vendosë një embargo të naftës ruse në muajin Dhjetor. Nafta në bursën amerikane u rrit me 39 cent ose me 0.5% duke shkuar në 85.50 Dollarë për fuçi ndërsa nafta në bursën e Londrës u rrit me 0.7% duke arritur në 91.95 Dollarë për fuçi. Analistët janë shprehur se tregu po vuan ende ndaj sanksionet evropiane pasi një pjesë e madhe e shteteve janë të varura ndaj naftës ruse. Meqenëse furnizimi është ndërprerë në fillim të Dhjetorit, tregu nuk ka gjasa të shohë ndonjë reagim të shpejtë nga prodhuesit amerikanë. Si nafta në bursën amerikane dhe ajo në bursën e Londrës ranë me më shumë se 1% javën e kaluar për shkak të shqetësimeve se një rritje tjetër e normës së interesit nga Rezervat Federale që mund të ngadalësojë rritjen globale. Një Dollar amerikan më i dobët i bën mallrat në Dollarë më pak të shtrenjta. Shtetet e Gjirit aktualisht prodhojnë më shumë se 2.8 milionë fuçi naftë në ditë në përputhje me kuotën e OPEC-ut. Po ashtu edhe eksportet e naftës nga terminali në Basrah i Irakut janë rikthyer në normat e tyre normale, pasi u ndërprenë për shkak të një derdhjeje që tani është kontrolluar. Duke sinjalizuar më shumë furnizime nga Shtetet e Bashkuara, firmat amerikane të energjisë shtuan platformat e naftës dhe gazit natyror për herë të parë javën e kaluar. Numri i platformave të naftës dhe gazit, një tregues i hershëm i prodhimit të ardhshëm u në 763, më i larti që nga Gushti.

SHARE