QEVERIA E SHQIPËRISË MBËSHTETJE FINANCIARE PËR HAPJEN E LIBRARISË NË ULQIN

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar punën për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin.

Pas kësaj, ky projekt duhet të udhëhiqet nga Këshilli e të mbështetet nga Shqipëria edhe në Tuz, Guci e Plavë.

Këto projekte do të kenë rëndësi të veçantë në forcimin e trashëgimisë historike e kulturës së vyer të shqiptarëve në Mal të Zi.

“Ne do të vazhdojmë me përpjekjen e pakursyer për të qenë afër shqiptarëve në rajon”, tha Cakaj.

SHARE