NIMANBEGU: SHQIPTARËT DO TË JENË NË ATË QEVERI NË TË CILËN MUND TË VENDOSIN NË FAVOR TË SHQIPTARËVE

Duke komentuar faktin se koalicioni trepalësh në Mal të Zi vazhdimisht u ka bërë thirrje partive boshnjake dhe shqiptare për t’u bashkuar me koalicionin e shumicës, Genci Nimanbegu përfaqësues i Listës Shqiptare tha se thirrjet përmes mediave të koalicionit trepalësh nuk u konfirmuan nga një ftesë zyrtare për të negociuar.

Nimanbegu kujton se pjesëmarrja e mëparshme në qeveri ka rezultuar në përmbushjen e një numri të madh të kërkesave të partive shqiptare, të tilla si formimi i Komunës së Tuzit, përdorimi i simboleve kombëtare dhe ndalimi i ndërtimit në Kriporën e Ulqinit.

Shqiptarët nuk do të jenë zbukurim ose suvenir në qeveri të askujtë, por do të marrin pjesë ekskluzivisht atje ku do të vendosin në favor të popullit shqiptar, tha Nimanbegu, duke përmendur rezervat për koalicionin aktual trepalësh:

“Rezervat lidhen me sinqeritetin e politikave që do ti harmonizojnë në qeveri të re, sepse ne e dimë që përbërësit janë shumë heterogjenë dhe kjo do të jetë një nga faktorët e fortë që do të vendosim mbi pjesëmarrjen në qeverinë e re”.

SHARE