Bregdeti malazez është goditur nga një stuhi gjatë ditës së sotme, e cila ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete.
Në Ulqin për një kohë nuk ka pasur energji elektrike, ndërsa ndërprerje ka pasur edhe në Tivar.
Nga Sistemi i Transmisionit Elektrik të Malit të Zi (CEDIS) njoftuan se nuk kanë regjistruar ndonjë defekt në rrjetin e shpërndarjes elektrike.
Sot bie shi në veri dhe jug të Malit të Zi.
Temperatura më e lartë është rreth 30 gradë.
Sipas meteorologëve, nesër priten reshje të herëpashershme shiu, veçanërisht në pjesën e parë të ditës, ndërsa të mërkurën pritet mot kryesisht ose pjesërisht me diell.