PASAGJERËT TË INFORMOHEN PËR STATUSIN E FLUTURIMIT ME KOMPANINË AJRORE TË PËRZGJEDHUR

Aeroporti i Podgoricës u kërkoi të gjithë pasagjerëve që të pyesin për statusin e fluturimit të tyre drejtpërdrejt me linjën ajrore të përzgjedhur.

Në aeroportin e Podgoricës, gjatë përgatitjes së një prej avionëve të Air Montenegro për fluturim, është konstatuar një defekt i vogël teknik dhe për pasojë do të vonohen disa fluturime, njoftoi më herët sot linja ajrore kombëtare.

“Devijimi i konsiderueshëm nga orari i fluturimeve të linjës ajrore kombëtare Air Montenegro nuk ndikon për momentin në shërbimin e rregullt të të gjithë avionëve dhe pasagjerëve të tjerë në Aeroportin e Podgoricës. Këtë e arrijmë falë mundimit maksimal të punonjësve të Aeroportit të Podgoricës, të cilin menaxhmenti i Aeroportit të Malit të Zi do të dijë ta vlerësojë”, thuhet në njoftim.

Siç thonë ata, duke pasur parasysh se kolegët e Air MNE njoftuan se do të punojnë gjatë ditës për eliminimin e një defekti të vogël teknik në një avion, Aeroporti i Podgoricës do të vazhdojë, brenda kufijve të mundshëm, të riorganizojë punën dhe të përshtatet me nevojat e jashtëzakonshme të linjës ajrore kombëtare.

SHARE