OSBE DO TË MONITOROJË ZGJEDHJET ME NJË NUMËR TË KUFIZUAR VËZHGUESISH

Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me një numër të kufizuar vëzhguesish do të monitorojë zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi më 30 gusht.

Në një deklaratë të postuar në uebfaqen e OSBE-së thonë se kjo është aktiviteti i parë vëzhgues i Asamblesë Parlamentare pas shpërthimit të pandemisë koronavirus.

Nënkryetarja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Margaret Sederfelt, është emëruar Koordinatore Speciale e Misionit të Veçantë të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, i cili do të ketë 12 vëzhgues.

Ajo tha se zgjedhjet më 30 gusht janë të rëndësishme jo vetëm për zhvillimin demokratik të Malit të Zi dhe aspiratat e saj ndërkombëtare, por edhe si një shenjë e rihapjes graduale të Evropës pas masave për karantinë të futura për shkak të pandemisë së virusit korona.

SHARE