INSTITUTI: 42 TË INFEKTUAR, NUK RAPORTOHET NDONJË RAST VDEKJE

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 570 mostrave për koronavirusin e ri, ndër të cilat janë zbuluar 42 raste të reja pozitive të infeksionit.

Pozitivët e rinj u dërguan për testim nga këto komuna: Podgorica 15, Bijello Pole 9, Nikshiqi 6, Rozhaja 4, Budva 2, Ulqini 2, Kollashini 1 Cetij 1, Plevle 1, Tivat 1.

Asnjë vdekje nuk është raportuar në Institut që analizat e fundit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 71, dhe që nga fillimi i vitit 80.

Poashtu është raportuar rikuperimi i 92 pacientëve.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID19 në Mal të Zi është 967, aktualisht në Tuz nuk kemi ndonjë rast aktiv.

SHARE