NDIZET LUFTA, HUTHIT SULMOJNË IZRAELIN / SULM ME DRONË NË TEL AVIV, HUMB JETËN NJË PERSON

Rebelët Huthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për atë që duket se ishte një sulm me dronë në qendër të Tel Avivit në orët e para të së premtes, duke lënë të vrarë një burrë dhe duke plagosur disa të tjerë, tha ushtria izraelite.

Shpërthimi, i cili nuk ka aktivizuar alarmet e mbrojtjes ajrore, ka ndodhur disa orë pasi ushtria izraelite konfirmoi se kishte vrarë një komandant të lartë të milicisë së Hezbollahut, në jug të Libanit.

Si Hezbollahu, ashtu edhe rebelët Huthi, mbështeten nga Irani.

“Një hetim fillestar tregon se shpërthimi në Tel Aviv është shkaktuar nga rënia e një objektivi ajror dhe nuk janë aktivizuar sirenat e alarmit. Incidenti është nën hetim të detajuar”, tha ushtria përmes një deklarate.

Sulmi në Tel Aviv pritet të rrisë shqetësimet për mundësinë e përhapjes së luftës në Gazë, pasi rebelët Huthi dhe rrjete të tjera iraniane mbështesin Hamasin, grupin palestinez që udhëheq Gazën.

Ushtria ka thënë se nuk e ka rritur mbrojtjen ajrore izraelite mbi Tel Aviv, ndonëse kryebashkiaku i këtij qyteti, qendrës ekonomike të Izraelit, ka ngritur alarmin në nivelin më të lartë.

Një zëdhënës i rebelëve Huthi të Jemenit, tha se grupi ka sulmuar Tel Avivin me dronë dhe do të vazhdojë të shënjestrojë Izraelin, në shenjë solidarizimi me palestinezët.

Shërbimet izraelite të emergjencave thanë se trupi i një 50-vjeçari u gjet i vdekur në një apartament afër vendit të shpërthimit.

Izraeli ka shkëmbyer raketa me Hezbollahun në Liban pothuajse cdo ditë që nga fillimi i luftës në Gaza.

Ndërsa rebelët Huthi, të jemenit kanë shënjestruar kryesisht anijet tregtare në detin e kuq.

SHARE