DEFEKT KIBERNETIK / BANKAT E LINJAT AJRORE JASHTË FUNKSIONIT, MICROSOFT: E KORIGJUAM

Defekti kibernetik që përfshiu të gjithë botën këtë të premte, thuhet se është riparuar nga ana e Microsoft. Por problemet do të vijojnë.

Nga kaosi kibernetik i quajtur kompjuteri blu, kanë probleme serioze Banka, kompani ajrore, telekomunikacioni, transmetuesit televizivë, radiofonikë dhe supermarketet që nga shtetet e bashkuara në europë, indi, australi dhe azi.

CNN shkruan se disa linja ajrore të mëdha amerikane, ndaluan fluturimet në mëngjes për shkak të mungesës së komunikimit.

Probleme u shkaktuan edhe në mesin e kompanive që veprojnë në europe. Ato lajmërojnë klientet e tyre që të informohen ndërsa chekin bëhet manualisht pranë aeroporteve.

Në të gjithë botën shumë aeroporte janë në kaos nga rënia e shërbimeve dhe bllokimi i kompojuterave dhe linjave të komunikimit.

Në gjermani, shtetet e bashkuara, spanjë, mbretërinë e bashkua, indi, australi dhe shumë vende aziatike situata u fut në kaos. Linjat ajrore aziatike janë prekur rëndë nga defekti.

Nga 110 mijë fluturime ajrore në gjithë botën një pjesë shumë e madhe janë anuluar dhe po anulohen.

Por defekti ka prekur edhe shërbimin e transportit hekurudhor por edhe spitalet dhe shërbimet e urgjencës. Në shtetet e bashkuara nuk funksioononte shërbimi 911.

Microsoft tha se “shkaku themelor” që shkaktoi ndërprerjen globale “është rregulluar”, duke shtuar se ndikimi i mbetur ende po prek disa shërbime.

“Shkaku themelor është rregulluar, megjithatë, ndikimi i mbetur po vazhdon të prekë disa aplikacione dhe shërbime të Microsoft 365,” tha Microsoft në një postim të premten X.

Shtëpia e Bardhë thotë se është duke “shikuar” ndërprerjen e shkaktuar nga ndërprerjet kibernetike të mëngjesit të së premtes.

“Ne jemi të vetëdijshëm për incidentin dhe po shqyrtojmë çështjen dhe ndikimet”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbajti një takim urgjent të COBRA për të diskutuar ndërprerjen, tha Downing Street.

SHARE