Dy persona kanë mbetur të lënduar nga rrëzimi i një aeroplani të vogël në Shtoj të Ulqinit.
Qendra Operacionale dhe Komunikuese e Drejtorisë Policore tha se avioni është rrëzuar në orën 11:10.
Një person është plagosur rëndë dhe një është i lënduar lehtë. Ata kanë thënë se të lënduarit janë dërguar në spitalin e Tivarit për ndihmë mjekësore.
“Aeroplani ndodhet në pyll, është terren i paarritshëm dhe policia nuk lejon hyrjen sepse ekziston rreziku për shpërthim”.