ABAZOVIQ: QEVERIA DO TË PROPOZOJË QË NDËRMARRJA “TË MIRAT DETARE” TË MENAXHOJË PORTIN E BUDVËS

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se Qeveria do të propozojë që ndërmarrja “Të Mirat Detare” të menaxhojë portin e Budvës derisa Komuna të zgjidhë problemet.

“Me kërkesën e qytetarëve të Budvës, Qeveria e Malit të Zi do të propozojë që ndërmarrja publike  “Të Mirat Detare”  të menaxhojë Portin e Budvës derisa Komuna t’i zgjidh problemet e brendshme dhe të marrë vendim për marrjen e detyrës. Ne dëshirojmë funksionimin pa probleme të Portin të Budvës, veçanërisht duke pasur parasysh se sezoni turistik veror është duke u zhvilluar”, tha Abazoviq.

Vendimi për lidhjen e marrëveshjes për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve ndërmjet Komunës së Budvës dhe Dukley Marinës lidhur me marrjen e portit të Budvës është dashur të jetë në rendin e ditës të seancës së djeshme të Kuvendit të Komunës së Budvës, e cila nuk është mbajtur për shkak se ka pasur kuorum.

Vendimi që parashikon se Komuna e Budvës duhet t’i paguajë 585 mijë euro kompanisë Dukley Marina, e cila deri më tani menaxhonte portin e Budvës, për marrjen në dorëzim, dje nuk ka kaluar në Komisionin parlamentar për Statute dhe Rregullore.

SHARE