5 Gabimet Që Tërheqin Mushkonjat Në Oborrin Tuaj – Si T’i Mbani Larg

Të gjithë ata që kanë oborr e dinë mjaft mirë bezdinë që këto mushkonjat shkaktojnë ndërkohë që përpiqeni të kaloni një kohë të bukur me familjarët apo miqtë në ambientet e jshtme të shtëpisë tuaj. Por a e dini se disa gabime që i bëni padashur mund të jenë shkaku se përse në oborrin tuaj janë mbledhur aq shumë mushkojna? AgroWeb.org ju njeh me to më poshtë, si edhe me mënyrat si t’i shmangni.

Oborri juaj nuk ka një sistem të mirë kullimi

Nëse ka rënë shi disa ditë më parë dhe në oborrin tuaj gjenden ende pellgje me ujë, ky mund të jetë një nga shkaqet pse prania e mushkonjave mund të jetë shtuar. Mushkonjat kanë nevojë për ujë në tre fazat e para të ciklit të tyre jetësor për të mbijetuar, kështu që uji i ndenjur mund të bëhet një vend foleje për to dhe të inkurajojë rritjen dhe shtimin e tyre. Nëse uji i qëndrueshëm është problemi, është e rëndësishme të pastroni shpesh ulluqet dhe të rivlerësoni sistemin e kullimit të oborrit tuaj. AgroWeb.org  rekomandon gjithashtu marrjen e një ndihmësi të specializuar nëse nuk mund ta bëni vetë.

Ka mbeturina

Nëse nuk gjeni kohë për të pastruar oborrin tuaj, mund të përfundoni duke pasur  problem me mushkonjat. Kjo është për shkak se mbeturinat u japin mushkonjave strehim nga era dhe elementë të tjerë. Kjo e bën oborrin një vend të sigurt për folezimin dhe riprodhimin e tyre. Sigurohuni që të ruani ose asgjësoni siç duhet çdo mbeturinë.

Keni harruar të kositni barin

Kombinimi i ujit të ndenjur dhe barit të trashë e të dendur u ofron atyre mbrojtje dhe ushqim për t’u riprodhuar. Mbani barin në oborrin në rregull duke e kositur shpesh dhe thërrisni një profesionist nëse vëreni probleme me sistemin e ujitjes.

Keni lënë jashtë ushqimin

Mushkonjat tërhiqen nga erërat e ëmbla. Kështu që AgroWeb.org iu këshillon që kur ushqimi lihet jashtë të mbahet i mbuluar. Sigurohuni që të hidhni menjëherë mbetjet në një kosh të mbuluar plehrash. Megjithatë mënyra më e thjeshtë për të zgjidhur këtë problem është ta servirni ushqimin në ambiente të mbyllura.

Ka shumë dioksid karboni

Kjo do të thotë se ajri që ne nxjerrim i tërheq ato në oborret tona. Prandaj provoni të përdorni esecnat kundër mushkonjave që përmbajnë përbërës si vaji i eukaliptit ose picaridin. Ato vijnë në shumë forma si pëlhura, spraj për trupin, qirinj dhe byzylykë. Më pas merrni parasysh mbjelljen e bimëve që largojnë mushkonjat. Të tilla si pema e limonit, livanda, kumaku, borziloku, menteja, rozmarina, dhe sherebela. /AgroWeb.org

SHARE