SITUATË E KEQE NË KOMPANITË SHTETËRORE, MENAXHIM PA NJOHURI TË MJAFTUESHME

Situata në kompanitë shtetërore, të cilat punësojnë 12 mijë persona, është shumë e keqe, ndërsa menaxhmenti nuk ka njohuri apo dëshirë të mjaftueshme për të siguruar biznes pozitiv, është vlerësuar në kompaninë Montenegro Works. Drejtori ekzekutiv dhe financiar i kompanisë MW, Filip Radulloviq dhe Jovan Goshoviq, prezantuan sot një analizë të situatës në tetë kompani shtetërore, bazuar në të dhënat publike dhe raportet e auditorëve të jashtëm, ndërsa analiza e kompanive të mbetura duhet të përfundojë deri në fund të shtatorit. Radulloviq tha se 32 kompani janë në mesin e atyre që i nënshtrohen auditimeve të jashtme.

SHARE