SOT FILLON PAGESA E PENSIONEVE

Foto: Shutterstock

Pagesa e pensioneve për muajin maj do të fillojë sot, është bërë e ditur nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor (PIO).

Nga Fondi PIO kanë njoftuar se pensioni mesatar, pa përfshirë kompensimet shtesë, për muajin maj është 535,76 euro.

“Pensioni mesatar i paguar me përfshirjen e kompensimeve shtesë për maj arrin në 548,02 euro”, thuhet në njoftim.

Për pagesën e pensioneve të majit, siç shtohet, nevojiten rreth 67 milionë euro.

SHARE