Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, deklaroi se shteti është i bllokuar nga interesat partiake dhe mungesa e funksionalitetit institucional e pengon adresimin e temave serioze.
Në konferencën për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, ai theksoi se shoqëria malazeze është thellësisht e polarizuar, dhe se kjo përkeqësohet nga hapësira digjitale dhe mungesa e politikave zhvillimore.
Ai vlerësoi se Mali i Zi ka përmbushur kriteret teknike për kapitullin 31 në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE dhe po punohet për mbylljen e tij, por theksoi se bllokada aktuale vjen nga pala kroate për shkak të çështjeve bilaterale.
Millatoviq tha se ka kërkuar personalisht nga kryeministri kroat që të zhbllokohet ky proces dhe mbetet optimist.
Ai gjithashtu theksoi nevojën për masa parandaluese kundër ekstremizmit, veçanërisht përmes edukimit qytetar dhe rritjes së përshtatshmërisë mediatike të të rinjve, ndërsa kërkoi më shumë transparencë dhe përgjegjësi politike nga institucionet shtetërore.