MALI I ZI PRET QË SHTETET ANËTARE TË BE PAS PËRFUNDIMIT TË PJESËS SË TYRE TË PUNËS, TË JENË VENDIMTARE NË NJOHJEN E PROGRESIT

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Zëvendëskryeministri për Çështje të Jashtme dhe Evropiane, Filip Ivanoviq, falënderoi komesaren Marta Kos për mesazhet e saj të qarta dhe të drejtpërdrejta në Parlamentin Evropian lidhur me procesin e integrimit të Malit të Zi në BE.

Ivanoviq, përmes një postimi në rrjetin X, theksoi se qeveria është plotësisht e përkushtuar të përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2026, dhe se pret të njëjtin nivel përkushtimi nga Komisioni Evropian.

Ai tha gjithashtu se, pasi Mali i Zi të përmbushë detyrimet e veta, pret nga vendet anëtare të BE-së të jenë të bashkuara në njohjen e përparimit, në mënyrë që Mali i Zi të bëhet anëtarja e radhës e Bashkimit Evropian.

“Suksesi i Malit të Zi do të jetë edhe sukses i vetë Bashkimit Evropian”, theksoi Ivanoviq.

SHARE