FRIKËSON URAGANI ERICK, KATEGORIA 4 / STUHI ‘JASHTËZAKONISHT E RREZIKSHME’ DREJT MEKSIKËS

Uragani Erick u forcua në një Kategori 4 “jashtëzakonisht të rrezikshme” të enjten ndërsa lëvizte drejt brigjeve të paqësorit, të Meksikës, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së, duke paralajmëruar për përmbytje potencialisht vdekjeprurëse.

Erick pritet të prekë tokë në orët në vijim duke sjellë “përmbytje dhe masa balte kërcënuese për jetën, veçanërisht në zonat me terren të pjerrët”, tha buletini i fundit i qendrës.

Deri në orën 05:00 të mëngjesit, Erick po lëvizte në veriperëndim me një shpejtësi prej gati 15 kilometrash në orë me erëra që arrinin shpejtësinë e 230 kilometrave në orë. U

\ragani mund të forcohet akoma më shumë përpara se të prekë tokën në shtetet Oaxacas dhe Guerrero dhe të nisë të dobësohet ndërsa zhvendoset më në brendësi.

Autoritetet meksikane thanë se prisnin gjithashtu shira të rrëmbyeshëm në shtetin Chiapas.

Presidentja Claudia Sheinbaum u bëri thirrje njerëzve të shmangin daljet jashtë dhe këshilloi ata që jetojnë në zona të ulëta ose pranë lumenjve të zhvendosen në vende të sigurta.

Në Acapulco, një port i madh dhe qytet turistik i famshëm për jetën e tij të natës, policia me altoparlantë qarkulloi nëpër plazh dhe nëpër qytet duke paralajmëruar banorët dhe pushuesit për mbërritjen e stuhisë.

Disa dyqane mbyllën dritaret dhe operatorët e anijeve turistike i nxorrën anijet e tyre në breg. Meksika përballet me stuhi të mëdha çdo vit, zakonisht mes majit dhe nëntorit, në të dy brigjet e Paqësorit dhe Atlantikut.

SHARE