RUSIA DHE KOREJA E VERIUT NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE PARTNERITETI, NDËRSA THELLOHET RIVALITETI I TYRE ME PERËNDIMIN

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, nënshkruan një marrëveshje partneriteti gjatë një takimi në Phenian, në një përpjekje për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre ekonomik dhe ushtarak, si dhe për të çimentuar një front të bashkuar kundër Uashingtonit. Marrëveshja përfshin një zotim për ndihmë të ndërsjellë, nëse ndonjëri nga këto dy vende sulmohet.https://77bd83eb045f47bcac76069bc601e2fe.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Vizita e parë e Putinit në Korenë e Veriut në 24 vjet ndodh mes shqetësimeve në rritje për një marrëveshje armësh, që do të siguronte furnizimin e Moskës nga Phenani me municione të nevojshme për luftën e Rusisë në Ukrainë në këmbim të ndihmës ekonomike dhe transferimeve të teknologjisë. Ekspertët thonë se kjo do të rriste kërcënimin nga programi i armëve bërthamore dhe ai i raketave me rreze të gjatë veprimit të Koresë së Veriut.

Nuk ishte e qartë se çfarë lloj ndihme parasheh marrëveshja, e përshkruar si një “partneritet strategjik gjithëpërfshirës”.

Duke folur pas një ceremonie nënshkrimi, udhëheqësi koreano-verior Kim Jon Un e quajti marrëveshjen “traktatin më të fortë ndonjëherë” të nënshkruar midis vendeve që i vendos marrëdhëniet e tyre në nivelin e një aleance dhe do të lehtësojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme duke përfshirë politikën, ekonominë, kulturën dhe ushtrinë.

Presidenti Putin tha se çështjet e sigurisë dhe ndërkombëtare përshkuan një pjesë të madhe të bisedimeve. Mediat shtetërore ruse e cituan atë të ketë thënë se Rusia nuk do të përjashtonte zhvillimin e bashkëpunimit ushtarako-teknik me Korenë e Veriut sipas marrëveshjes.

SHARE