DEPUTETËT E KUVENDIT TË MALIT TË ZI RI-MIRATUAN DY LIGJE PËR IBAR

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi sërish miratuan ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Gjyqtarët dhe Ligjin për Transmetuesin Publik Kombëtar, të cilat presidenti i shtetit Jakov Millatoviq i kishte kthyer paraprakisht në Kuvend për rivendim.

Të dy ligjet u miratuan me votat e 48 deputetëve me një votë kundër.

Deri në fund të qershorit duhet të miratohet një raport pozitiv i IBAR-it, i cili do t’i mundësojë Malit të Zi të hyjë në fazat përfundimtare të negociatave me BE-në në fushën e sundimit të ligjit.  

Kryeparlamentari Andrija Mandiq tha se Kuvendi e ka detyrimin të bëjë 100% të punës në lidhje me marrjen e IBAR-it dhe se është e rëndësishme që ata në Bruksel që vendosin nëse marrim një opinion pozitiv apo jo, ta dinë se Kuvendi ka bërë gjithçka që duhet.

SHARE