MUGOSHA: TETË PUNËTORË SHËNDETËSORE NË VETIZOLIM

Drejtori i Institutit i Shëndetin Publik, Boban Mugosha ka deklaruar për TVMZ se situata, për shkak të individëve të pa përgjegjshëm, është mjaftë serioze dhe ka theksuar se do të rritet kontrolli në vendkalimet kufitare.

Ai ka kumtuar se masa e re e mbajtjes së maskave është një hap mbrapa dhe ka paralajmëruar se në mbledhjen e Trupit Koordinues Kombëtar do të ndryshohen disa gjëra.

Pasi që është zbuluar rasti i dytë i koronavirusit në Beranë, tek një pacient i cili është shëruar në repartin infektiv të spitalit në këtë qytet, 8 punëtorë shëndetësore nga ky repart janë dërguar në vetëizolim, i është vërtetuar Televizionit të Malit të Zi.

SHARE