Austria njeh përpjekjet e Malit të Zi, që ka realizuar në sundimin e ligjit dhe mbështet integrimin e saj evropian, deklaroi ministri i brendshëm austriak Herbert Kikl gjatë takimit me homologun e tij malazez Mevlludin Nuhoxhiq.
Dy ministra në margjinat e takimit mbi sfidat e migrimit masiv shprehën kënaqësinë e tyre me përmbajtjen dhe marrëdhëniet intensive midis Malit të Zi dhe Austrisë dhe vunë në dukje se kishte hapësirë për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e juridiksionit të përbashkët.
Në kontekstin e sfidave aktuale të sigurisë si migrimit, krimit të organizuar dhe terrorizmit, ministrimalazez Mevlludin Nuhoxhiq, theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët dhe të koordinuar, me shkëmbimin e përhershëm të informacioneve ndërmjet shërbimeve të policisë.
“Në këtë kuptim, vlerësoj se motoja e përzgjedhur e presidencës austriake të” Evropa që mbron”, si dhe përqendrimit në çështjet e kufijve të jashtëm dhe emigrimeve të paligjshme”, tha Nuhoxhiq.
Nga ana tjetër, ministri austriak tha se vendi i tij që nga 1 korriku, kur të marrë udheheqjen e presidencës së Këshillit të BE-së, do të vazhdoi të japë mbështetje të fuqishme në procesin e mëtejshëm të integrimit evropian të Malit të Zi dhe ta konsiderojë atë të rëndësishme që Mali i Zi të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në një të ardhme të afërt.