Foto: Ilustrim
Sot fillon pagesa e pensioneve për muajin prill, ka njoftuar Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor.
Nga Fondi PIO kanë bërë të ditur se pensioni mesatar, pa përfshirë kompensimet shtesë, për muajin prill është 525,25 euro.
“Pensioni mesatar i paguar me përfshirjen e kompensimeve për prillin është 539 euro”, thuhet në njoftim.
Për pagesën e pensioneve të prillit, sipas të dhënave, janë të nevojshme rreth 65,71 milionë euro.