Foto: Ilustrim
Regjistrimi elektronik i fëmijëve në institucionet parashkollore publike dhe private për vitin shkollor 2025/26 do të fillojë më 23 maj dhe do të zgjasë deri më 15 qershor 2025.
Kjo vlen për fëmijët që po regjistrohen për herë të parë në një institucion apo ata që janë çregjistruar gjatë vitit shkollor të kaluar.
Fëmijët që kanë ndjekur programe të edukimit dhe arsimit parashkollor vitin e kaluar vetëm nënshkruajnë kontratë me Drejtorinë e kopshtit – data për këtë do të njoftohet më vonë.
Regjistrimi elektronik kryhet nëpërmjet portalit: www.upisi.edu.me, gjë që ua lehtëson dukshëm prindërve dhe kujdestarëve procedurën e regjistrimit.
Procedura kërkon vetëm vendosjen e numrit personal të fëmijës, nga ku sistemi automatikisht tërheq të dhënat e tjera të nevojshme si certifikata e lindjes, vërtetime nga qendrat për punë sociale dhe dokumente të tjera.
Portali do të jetë i hapur nga 23 maji deri më 15 qershor, 24 orë në ditë.
Nëse prindi apo kujdestari nuk ka mundësi të kryejë regjistrimin në mënyrë elektronike, ekziston mundësia e aplikimit fizikisht në ambientet e institucionit parashkollor.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit vazhdon të punojë për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e arsimit dhe edukimit parashkollor dhe synon përfshirje sa më të gjerë të fëmijëve në këtë proces.