Në një artikull të mëparshëm për rëndësinë e të paturit një plan veprimi në rast se përjetojmë simptoma të COVID-19 në vetë-izolim, ekspertët e AgroWeb.org këshilluan një listë produktesh që nuk duhet të mungojnë në shtëpinë tuaj.
Ndër to ishte edhe mjalti, i cili sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org duhej përdorur krahas xhenxhefilit për të trajtuar kollën, një prej simptomave të infeksionit.
Mjaltë Me Xhenxhefil, Kombinimi Më Natyral Dhe Efikas Kundër Kollës
Përzierja e mjaltit me xhenxhefil është një variant natyral i një medikamenti që rrit sekrecionet e bronkeve dhe pastron mushkëritë nga mukusi.
Kjo do të thotë se mjalti me xhenxhefil ofron çlirim për njerëzit që vuajnë nga kolla, i ftohti, fyti i tharë dhe rrufa.
Një kombinim tjetër efikas kundër kollës është ai i mjaltit, xhenxhefilit dhe piperit të zi.
Ky kombinim është natyralisht çlirues dhe anti inflamator dhe rregullon fluksin e oksigjenit në mushkëri.
Xhinxheri dhe mjalti mund të konsumohen në formën e tonikut apo shurupit.
Kjo arrihet duke krijuar një përzierje të të dy ingredientëve duke i holluar pak me ujë.
Ky lëng i vjen në ndihmë aparatit tretës për shkak të vlerave fantastike të xhenxhefilit.
Për më tepër, si xhenxhefili ashtu edhe mjalti kanë vlera antioksidante, dhe si rrjedhojë rrisin fuqinë e sistemit imunitar.
Mjafton një lugë me tonik mjaltë dhe xhenxhefil që njerëzit që kanë një sistem tretës të dobët, të ndihen më mirë.
Përgatitja është mjaft e thjeshtë.
Zieni 500 ml ujë dhe shtoni xhinxherin e prerë në rriska.
Rreth 10 cm gjatësi rrënjë xhinxheri është e mjaftueshme.
Xhinxheri vlon në ujë për 5-7 minuta dhe më pas hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet pak.
Shtohet rreth 200 ml mjaltë dhe pasi të ftohet e gjithë përzierja mund të ruhet në frigorifer dhe të konsumohet çdo ditë.
Në ditët kur imuniteti është në rënie, një gjysëm gote nga ky shurup do të mjaftojë.