Një recetë vërtet e shijshme, që përgatitet në 10 minuta me disa përbërës që gjenden gjithmonë në kuzhinë!
Kungulleshkat e skuqura me vezë janë një meze të shkëlqyer, por ju mund t’i shërbeni edhe si një pjatë shoqëruese për pjatat kryesore të mishit ose peshkut.
E rëndësishme është t’i shijoni ato të sapo bëra të nxehta, në mënyrë që të jenë sa më krokante!
Ndiqni më poshtë recetën e përgatitur nga AgroWeb.org dhe mësoni mënyrën e thjeshtë të përgatitjes.
Përbërësit
2 kungulleshka
3 vezë
150 g miell
Kripë për shije
Vaj për skuqje
Përgatitja
Filloni duke ndarë në gjysmë kungujt e njomë dhe më pas pritini në feta. Renditini në një pjatë të madhe dhe spërkatini me kripë.
Në një enë bashkoni vezët dhe shtoni pakëz kripë për shije.
Rrihni vezët dhe shtojmë pak e nga pak miellin. Masa që do të formohet duhet të ketë konsistencë të trashë dhe ngjitëse.
Tani ngrohni vajin dhe më pas të filloni me skuqjen.
Lyeni fetat e kungulleshkave në brumë dhe më pas vendosini në tiga për t’u skuqur.
Lërini të skuqen derisa të marrin ngjyrë të artë. Do të duhen rreth 5 minuta.
Pasi të skuqen, kullojini dhe vendosini në një letër kuzhine për të larguar vajin e tepërt.
Shijojini ndërsa janë ende të ngrohtë dhe krokantë.