5 QENDRA SHËNDËTËSORE DO TË PUNOJNË GJATË 21,22 DHE 23 MAJIT

Qendra shëndetësore e Podgoricës ka bërë të ditur orarin e punës së atij institucioni shëndetësor gjatë festës kombëtare të Pavarësisë.

Në Qendrën Shëndetësore të Kryeqytetit, gjatë ditëve të festave të datave 21, 22 dhe 23 maj qytetarët do të kenë kujdes shëndetësor në objektet: “Bllok V”, “Nova Varosh”, “Konik”, “Tuz” dhe “ Zetë”.

“Mjeku i përzgjedhur për të rritur do të punojë në objektet shëndetësore: “Bllok V”, “Nova Varosh” dhe “Konik”, nga ora 07:00 deri në 21:00. Mjeku i zgjedhur për të rritur në objektet shëndetësore “Tuz” dhe “Zetë” do të punojë në ditët e festave nga ora 07:00 deri në 14:00”, thuhet në njoftim.

Mjeku i përzgjedhur për fëmijë, siç shtojnë ata, do të punojë në objektin shëndetësor “Nova Varosh” nga ora 07:00 deri në orën 21:00.

SHARE