Qendra Shëndetësore e Podgoricës njoftoi se gjatë festës së Pavarësisë, më saktësisht të hënën, më 23 maj, qytetarët do të kenë kujdes shëndetësor në objektet, Bllok V, Nova Varosh, Konik, Tuz dhe Zetë. “Mjekët e përzgjedhur për të rritur do të punojnë në objektet shëndetësore Bllok V, Nova Varosh dhe Konik nga ora 7 deri në 21, ndërsa mjekë të përzgjedhur për fëmijë do të punojnë në objektin shëndetësor Nova Varosh në mënyrë të vazhdueshme, 24 orë”, thuhet në njoftim. Gjatë ditëve të festave shërbimi shëndetësor do të ofrohet në objektet shëndetësore të Tuzit dhe Zetës nga ora 07:00 deri në 14:00. “Shërbimet shëndetësore, në kushtet e përcaktuara, do të ofrohen në qendrat Covid Donja Goricë dhe Tollosh nga ora 09 deri në 21h, si dhe në pikën e imunizimit: Universiteti Sportiv – Qendra Kulturore, nga ora 08 deri në 20”, thuhet në njoftimin e QSH të Podgoricës.