NGA GJERMANIA 72,000 ANALIZA TË SHPEJTA TË ANTIGJENIT

Republika Federale e Gjermanisë ka zgjedhur një donacion tjetër të vlefshëm për sistemin shëndetësor malazez, 72,000 analiza të shpejta antigjeni, të cilat u dorëzuan sot tek Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq nga Ambasadori Gjerman Robert Weber. Pas një dhurimi të fundit të pajisjeve mbrojtëse me vlerë mbi 600 mijë euro, sot Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Malin e Zi, Robert Weber, i dhuroi Ministres së Shëndetësisë një donacion prej 72 mijë testeve të shpejta të antigjenit, me vlerë gati 300 mijë euro. “Kjo është një dhëshmi tjetër e solidaritetit dhe miqësisë së madhe midis dy vendeve dhe midis Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian dhe një hap tjetër më tej në rrugën për tejkalimin e problemit ekzistues epidemiologjik,” tha ministrja.

SHARE