India do të kalojë Kinën duke u bërë vendi më popullsinë më të madhe në botë në mesin e këtij viti.
Të dhënat e publikuara nga Kombet e Bashkuara tregojnë popullsia e Indisë parashikohet të arrijë në 1 miliard e 428 milion banorë, ndërkohë që Kina ka 1 miliardë e 425 milion banoë. Kjo tregon se India do të ketë 2.9 milionë njerëz më shumë se fqinji i saj aziatik.
Kombet aziatike kanë më shumë se 1.4 miliardë njerëz secila dhe kanë zënë më shumë se një të tretën e popullsisë globale për më shumë se 70 vjet. Në nëntor, popullsia globale kaloi 8 miliardë.
Por ekspertët thonë se rritja nuk është aq e shpejtë sa dikur dhe tani është në ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1950.
Si India dhe Kina kanë parë rënie në normat e tyre të lindshmërisë. Kjo do të thotë se në Kinë, popullsia do të fillojë të bjerë vitin e ardhshëm, pavarësisht se vendi ka braktisur politikën e tij për një fëmijë në 2016 dhe ka futur stimuj për çiftet që të kenë dy ose më shumë fëmijë. Edhe në Indi, normat e lindshmërisë kanë rënë ndjeshëm në dekadat e fundit nga 5.7 lindje për një familje në vitin 1950 në 2.2 lindje për familje.