Sipari i ditës së 55-të të luftës dramatike në Ukrainë ngrihet me fillimin e ofensivës totale të trupave ruse ne Donbas. Guvernatori i rajonit të Luhanskut flet që tani për “një ferr të vërtetë”. Ushtria ukrainase thotë se qëllimi kryesor i trupave ruse është të shkatërrojnë mbrojtjen e saj në këtë rajon dhe në Donjeck dhe u përgjigj duke sulmuar një fshat kufitar rus. Një pjesë e madhe e trupave te Moskës janë përqëndruar tani në këtë ofensivë, tha presidenti Volodimir Zelensky. “Mund ta konfirmojmë tani se forcat ruse kanë nisur betejën për Donbasin, e cila është përgatitur prej një kohe të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse është angazhuar për këtë sulm. Por pavarësisht sesa ushtarë rusë të vijnë këtu, ne do të luftojmë, do të mbrojmë veten. Do ta bëjmë këtë çdo ditë. Ne nuk do të japim asgjë që i përket Ukrainës, dhe nuk kemi nevojë për atë që nuk është e jona“, thotë Zelensky. Zelensky ka falënderuar mbrojtësit ukrainas, të gjitha qytetet e Donbasit, përfshirë Mariupolin, por edhe qytetet në rajonin e Harkivit, të cilat “mbrojnë fatin e gjithë shtetit”. Moska duket se po kërkon të godasë në disa pika të vendit njëherësh: raketa në Lviv, shpërthime në Mykolaiv dhe Kharkiv, të shtëna në Kremina, bomba e raketa ranë breshëri gjatë natë, duke e bërë gjithmonë e më të largët idenë e gjetjes së një kompromisi drejt paqes. Pas goditjes së Lvivit, nuk ka më asnjë vend të sigurt në Ukrainë tha për CNN këshilltari diplomatik i Zelenskyt, Ihor Zhovka. Lvivi konsiderohet parajsa e fundit e sigurtë në vend për shkak të afërsisë me kufirin polak. Një armëpushim nuk duket tani në horizont, megjithatë nuk duhet shpresa sepse aim und të mbërrijë brenda disa javësh, në varësi të mënyrës sesi shkon lufta dhe negociatat, thotë Martin Griffiths, nën/sekretar për çështjet humanitare në OKB. Këto javët e fundit, Kremlini e shpalli kontrollin e Donbasit objektivin e tij kryesor pas dështimit të përpjekjeve për marrjen e Kievit. Pas tërheqjes nga kryeqyteti, Rusia nisi rigrupimin dhe përforcimin e trupave të saj në terren duke i përqëndruar përpjekjet e veta në një ofensivë madhore ne lindje. Raportet në mediet ndërkombëtare tregojnë se në Kremina po luftohet nëpër rrugë, ndërsa është mësyrë dhe zona e Zaporizhias. Shpërthime të forta janë dëgjuar në linjën e frontit në Donjeck, me bombardime të fuqishme në në Marinka, Sllavjanska dhe Kramatorsk.