KE-ja MBËSHTET BALLKANIN E HAPUR

Duke iu përgjigjur skeptikëve të nismave rajonale Várhelyi thekson se KE vazhdon të mbështesë plotësisht tregun e përbashkët rajonal siç është rënë dakord nga krerët e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në samitin e Berlinit 2020 në Sofje. Komisioni Europian ka shprehur keqardhjen për mungesën e progresit në zbatimin e tregut të përbashkët rajonal mes gjashtë shteteve partnere të Ballkanit Perëndimor. Për Varhelyi çdo iniciativë që çon në një integrim më të thellë ekonomik rajonal mund të jetë e dobishme por kjo duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse, prandaj, liderët e Ballkanit Perëndimor ftohen që të bëjnë përparim në zbatimin e tregut të përbashkët rajonal, me angazhimin konstruktiv të të gjitha palëve. Kjo është e rëndësishme sipas komisionerit bëhet për të realizuar përfitimet e plota të integrimit rajonal, për të shfrytëzuar më mirë investimet në planin ekonomik dhe investues dhe për të lidhur më mirë të gjithë rajonin me tregun e përbashkët të BE-së. Várhelyi thekson se iniciativa “Ballkani i Hapur” ishte e para që erdhi me origjinë nga rajoni dhe se ishte e rëndësishme që të tre liderët të ishin të përkushtuar dhe të gatshëm ta zgjeronin atë me të tjerët.

SHARE