ARRESTOHET ISH-KRYETARJA E GJYKATËS SË LARTË, VESNA MEDENICA

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, është arrestuar për shpërdorim detyre pasi u publikuan transkriptet e mesazheve të djalit të saj që thoshte se e ëma do të mbronte marrëveshjet e tij të paligjshme për trafik kokaine dhe kontrabande të cigareve. Vesna Medenica u prangos në aeroportin e Podgoricës pasi në media u zbulua biseda mes të birit Milos Medenica, dhe oficerit të policisë Darko Laloviç, ku shihej qartë sesi ata organizonin blerjen e kokainës dhe kontrabandës së cigareve në portin e Tivarit. Vesna Medenica dha dorëheqjen në dhjetor, disa muaj pasi vendimi për t’i dhënë asaj një mandat të tretë si kryetare e Gjykatës së Lartë u kritikua nga Komisioni Evropian dhe nga OJQ-të në Mal të Zi. Ajo tha se nuk donte të bëhej pengesë në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

SHARE