5 SHTËPI SHËNDETI PUNOJNË EDHE GJATË FESTAVE

Qendrat shëndetësore kujdestare gjatë festës së Pashkëve, nga data 22 deri më 25 prill, do të jenë objektet në Bllokun Pesë, Nova Varosh, Konik, Tuz dhe Zetë. Shërbimet shëndetësore do të ofrohen edhe në qendrat e Covid-it në Donja Goricë dhe Tollosh, si dhe pika e imunizimit në Qendrën Universitare Sportive-Kulturore. Sipas Qendrës Shëndetësore të Podgoricës, mjekët e përzgjedhur për të rritur do të punojnë në Bllokun V, Nova Varosh dhe Konik nga ora 7 deri në ora 21, ndërsa mjekët e përzgjedhur për fëmijë në objektin Nova Varosh do të punojnë 24 orë. “Gjatë festave në objektet në Tuz dhe Zetë do të ofrohet kujdes shëndetësor nga ora 07:00 deri në 14:00”, thuhet në njoftimin.

SHARE