GJYSMA E TË RRITURVE NË SHBA, TË VAKSINUAR KUNDËR KORONAVIRUSIT

Gjysma e të rriturve në SHBA kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se gati 130 milionë njerëz, 18 vjeç e lart, kanë marrë së paku një dozë. Kjo do të thotë 50.4 për qind e popullsisë. Sipas burimit të njëjtë, gati 84 milionë të rritur, apo një e treta e popullsisë, janë vaksinuar plotësisht. Dy vaksinat që përdoren aktualisht në SHBA, Pfizer/BioNTech dhe Moderna, duhet të jepen me nga dy doza, për të qenë sa më efektive. Vaksina e tretë Johnson&Johnson, që është pezulluar javën e kaluar, për shkak të disa raporteve se mund të shkaktojë mpiksje gjaku, jepet me një dozë të vetme.

SHARE