BRENDA 24 ORËVE REGJISTROHEN 9 VIKTIMA – 144 RASTE TË REJA / 8 RASTE TË REJA NË TUZ

Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), nëntë persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në Malin e Zi dhe janë regjistruar 144 raste të reja të infeksionit. Që nga rezultatet e djeshme, nëntë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut, në pacientë nga komunat: Bijelo Pole (3), Podgorica (2), Nikshiqi (1), Tivari (1), Cetija   (1) dhe Tuzi (1). Më së shumti raste janë shënuar nël Podgoricë 58, ndërsa në Tuz 8 raste të reja. Deri në orën 15:00, raportohet shërimi i 216 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtazi, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 3,142, 36 në Tuz.

SHARE