Foto: Ilustrim
Sipas raportit të fundit të Freedom House, Mali i Zi vazhdon të klasifikohet si një vend pjesërisht i lirë, por ka humbur një pikë krahasuar me vitin e kaluar për shkak të miratimit të disa ligjeve me procedurë të shpejtë dhe pa debat parlamentar.
Raporti vëren se ky përkeqësim i gjendjes demokratike është pjesë e një trendi global ku liria politike dhe e drejtat civile kanë rënë për 20 vitet e fundit.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të gjitha vendet janë kategorizuar si pjesërisht të lira, përfshirë Shqipërinë, Serbinë, Kosovën, Bosnjën e Hercegovinën, dhe Maqedoninë e Veriut.
Raporti thekson se vendimet e shpejta ligjore në Malin e Zi kanë kontribuar në humbjen e pikëve, duke treguar sfidat në funksionimin e institucioneve demokratike dhe nevojën për përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian.
Megjithatë, raporti nënvizon se gjykatat dhe institucionet e tjera vazhdojnë të tregojnë shenja të pavarësisë, duke reflektuar se vendi vazhdon të ketë mekanizma që mbajnë lirinë dhe sundimin e ligjit, edhe pse me sfida të dukshme.










