TRUMP PAS TELEFONATËS ME ZELENSKYYN: BISEDIMET E PAQES NË UKRAINË “SHUMË NË RRUGËN E DUHUR”

Foto: AA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se negociatat për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës janë “shumë në rrugën e duhur” pasi ai përfundoi një telefonatë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.  

Detaje rreth bisedës i ka dhënë vetë Presidenti Trump në rrjetin “Truth Social”, ku theksoi se pati një bisedë të këndshme, dhe se diskutimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë janë në rrugën e duhur. Biseda e Trump me Zelenskyn vjen nëj ditë pasi presidenti i SHBA zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

Postimi i Trump:

Sapo përfundova një telefonatë shumë të mirë me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës. Ajo zgjati afërsisht një orë. Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në thirrjen e bërë dje me Presidentin Putin, në mënyrë që të përafronin Rusinë dhe Ukrainën për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre. Ne jemi në rrugën e duhur dhe unë do t’i kërkoj Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Ëaltz, të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara. Kjo deklaratë do të publikohet së shpejti.

Kujtojmë që pak javë më parë gjatë  vizitës së Zëlenskyt në SHBA pati një përplasje mes tij dhe presidentit Trump gjatë bisedës në zyrën Ovale, ku pjesë e debatit u bë dhe zv.presidenti JD Vance.

SHARE