Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Të 50 deputetët e shumicës parlamentare i paraqitën Kuvendit të Malit të Zi një Propozim Vendim për hapjen e një hetimi parlamentar dhe themelimin e Komisionit Hetimor për mbledhjen e informacioneve dhe fakteve për veprimet e autoriteteve shtetërore në lidhje me kontrabandën e cigareve në Mal të Zi. Këtë e ka bërë të ditur për Portalin e RTMZ, kreu i grupit parlamentar Demokratik të Malit të Zi, Boris Bogdanoviq.
Me hapjen e një hetimi parlamentar, Kuvendi i Malit të Zi po përmbush detyrën e tij kushtetuese për të garantuar llogaridhënien e të gjitha organeve shtetërore dhe për t’i dhënë qytetarëve të vërtetën për shtrirjen e kësaj tregtie të paligjshme, vlerëson Bogdanoviq.
Propozimi u nënshkrua nga deputetë nga Lëvizja „Evropa Tani“, Aleanca „Për të Ardhmen e Malit të Zi (NSD/DNP), Partia Demokratike e Malit të Zi, Partia Boshnjake, grupi parlamentar SNP-Civis dhe Forumi Shqiptar.