MALI I ZI BËHET ANËTAR I ORGANIZATËS EVROPIANE TË SIGURISË KIBERNETIKE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Mali i Zi bëhet anëtar i Organizatës prestigjioze Evropiane të Sigurisë Kibernetike (ECSO), bëri të ditur Ministria e Administratës Publike.

Ky hap i rëndësishëm konfirmon angazhimin e Malit të Zi për të forcuar sigurinë kibernetike, elasticitetin digjital dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë fushë.

Anëtarësimi në këtë organizatë i mundëson Malit të Zi të marrë pjesë aktive në formësimin e politikave të sigurisë kibernetike në nivel evropian, forcimin e kapaciteteve në mbrojtjen e qytetarëve dhe institucioneve si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe rezistencës ndaj kërcënimeve kibernetike.

SHARE