Sot në Mal të Zi janë mbajtur zgjedhjet presidenciale.
Qendrat e votimit ishin të hapura nga ora 07:00 deri në ora 20:00.
Sipas të dhënave të Qendrës për Tranzicionin Demokratik, deri në orën 20:00 votuan 63.6 për qind ose rreth 344.700 votues.
Në veri të vendit deri në orën 20:00 votuan 61.5 për qind, në rajonin qendror 69.4 për qind, ndërsa në jug 55.3 për qind e votuesve.
Qendra për Tranzicion Demokratik kujtoi se 73,3 për qind e votuesve votuan në zgjedhjet parlamentare të 2016, 63,9 për qind në zgjedhjet presidenciale 2018 dhe 76,6 për qind e votuesve votuan në zgjedhjet parlamentare të 2020 deri në orën 20:00.
Sipas të dhënave paraprake të Qendrës së Monitorimit, bazuar në rreth 95 për qind të rezultateve të përpunuara, presidenti aktual i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Millatoviq, kanë fituar më shumë vota në zgjedhjet presidenciale. Raundi i dytë do të zhvillohet më 2 prill.
Rezultatet preliminare (95%) të zgjedhjeve për President të Malit të Zi:
Millo Gjukanoviq 35,3%
Mr Jakov Millatoviq 29,2%
Andrija Mandiq 19,3%
Mr Aleksa Beçiq 10,9%
Docent Dr Draginja Vuksanoviq Stankoviq 3,2%
Goran Danilloviq 1,4%
Jovan Radulloviq 0,8%