Sot po mbahen zgjedhjet për president të Malit të Zi, në të cilat të drejtë vote kanë mbi 542 mijë qytetarë.
CEMI: Dalja deri në orën 13:00 35.5 për qind
Deri në orën 13:00, 35.5 për qind e votuesve kanë votuar në qendrat e votimit në Mal të Zi, njoftoi CEMI. Në rajonin qendror votuan 38,2 për qind, në veri 36,9 për qind dhe në jug 30,7 për qind.
Në zgjedhjet e vitit 2016, 39,9 për qind e votuesve votuan deri në orën 13:00, 32,8 për qind në 2018 dhe 54,1 për qind në 2020.
Mugosha: Dita paqësore e zgjedhjeve, deri në mesditë kanë votuar 27.42 për qind e votuesve
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 12 në Mal të Zi, në zgjedhjet presidenciale kanë votuar 27,42 për qind e votuesve, njoftoi kryetari i KSHZ-së, Nikolla Mugosha.
Në zgjedhje marrin pjesë liderët e Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq, Andrija Mandiq i Demokracisë së Re Serbe, Aleksa Beçiq i Demokratëve dhe Goran Danilloviq i Malit të Zi të Bashkuar.
Kandidatët për president të vendit janë një nga liderët e Lëvizjes Evropa Tani Jakov Millatoviq, deputetja e Partisë Socialdemokrate Draginja Vuksanoviq Stankoviq dhe influencuesi Jovan Radulloviq.
Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kanë 542.154 qytetarë. Më së shumti votues ka në Podgoricë – 143.608, dhe më pak në Shavnik -1.777.
Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 20:00.
Zgjedhjet presidenciale të 19 marsit janë të katërtat që nga rivendosja e pavarësisë dhe të tetat që nga futja e sistemit shumëpartiak.
President i Malit të Zi do të zgjidhet kandidati që ka marrë më shumë se gjysmën e votave të vlefshme të votuesve që kanë votuar.
Nëse asnjë kandidat nuk e merr atë numër votash, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet brenda 14 ditësh, më 2 prill.
Në raundin e dytë zgjedhor marrin pjesë dy kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave.