KKSH: JU LUSIM TË RESPEKTOJMË MAKSIMALISHT KËSHILLAT E INSTITUCIONEVE KOMPETENTE

Pas situatës aktuale, të konfirmimit të rasteve të para të infektimit me Koronavirus edhe në Malin e Zi, pandemia që ka pushtuar botën dhe ka ndaluar funksionimin normal të shoqërisë. Në kumtësen e KKSH në MZ thuhet: “Ju bejmë apel të gjithve të bëni përpjekjet maksimale për respektimin e rregullave të përcaktuara dhe të bëra publike nga Organizata Botërore e Shendetësisë-OBSH dhe Instituti i Shendetit Publik në Malin e Zi.Të gjitha këto masa duhen marrë për t’u kujdesur më shumë për veten dhe për të afërmit tanë.” Më tej ata theksuan se këto janë momente kur duhet të solidarzohemi, të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin, të ndihmojmë ato që kanë nevojë, të mos përhapim panik,të mos përhapim disinformata, të tregojmë kujdes maksimal, të informohemi drejt. Duke respektuar udhëzimet e specialistëve besojmë se do ja dalim dhe do të jemi bashkë me njeri-tjetrin përsëri. Për shkak të kësaj situate Këshilli Kombëtar, përkohesisht do të ndërpres të gjitha aktivitetet e parashikuara për këtë periudhë, deri në normalizimin e situatës.

SHARE